Subscribe

Ekspertet e Euralius dhe Opdat kane prezantuar para anëtareve te komisionit te reformës ne drejtësi, draftin përfundimtar te ndryshimeve kushtetuese. Por ky prezantim ka ndikuar pak ne pozicionet e aktoreve politike; mazhoranca ka shprehur votën pro reformës, por nuk ka ndodhur kështu me opozitën. Fatmir Xhafaj ne emër te shumicës, ka njoftuar se paketa e reformës ne drejtësi, miratohet ne parim ditën e hënë. Por nënkryetari demokrat i komisionit Eduard Halimi e ka bere te qarte se konsensusi kufizohet vetem tek ajo pjese e reformës qe ka te beje me luftën kundër korrupsionit, duke bere te qarte se opozita do te studioje propozimet e ndërkombëtareve per çështjet e tjera te reformës. E pavarësisht tonit te ashpër dhe paralajmërimeve te zhveshura nga gjuha diplomatike; si mazhoranca ashtu dhe opozita, kane te njëjtin qëndrim ndaj rolit te ambasadoreve ne lidhje me reformën ne drejtësi. Mbetet per t’u pare nese deri te hënën mazhoranca dhe opozita do ta gjejnë gjuhen e përbashkët per ate pjese te reformës qe ka te beje me institucionet e reja te sistemit te drejtësi apo pavarësisht paralajmërimeve te ndërkombëtareve kompromisi do te jete i vështire per t’u arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *