E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Xhaçka: Të heqim fëmijët nga rruga

Lypja ne rrugët e Tiranës ishte e vetmja e mundësi qe kjo grua dhe katër fëmijët e saj te mbijetonin. Me miratimin e ligjit per mbrojtjen e fëmijëve, Esmeralda u tërhoq nga rruga me shpresën e ofrimit te nje pune. Fëmijët e saj hynë ne shkolle, por serish pasditeve detyrohen te mbledhin kanace ne koshat e mbeturinave derisa t’u jepet nje zgjidhje përfundimtare.

 

Ne te gjithë vendin janë rreth 2500 fëmije ne rruge dhe sistemimi i tyre përmes ofrimit te shërbimeve nga pushteti lokal nuk është nje proces i lehte. Ministria e mirëqenies sociale kërkoi angazhimin e te gjitha palëve ne ketë proces.

 

Reklamë

Deri tani janë hequr nga rruga 430 te mitur, kryesisht ne Tirane, ndërsa u janë ofruar shërbime ne qendra te posaçme dhe punësim për familjet.

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë