E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Xhacka takime në Angli: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nga Londra shprehu vlerësimin e saj për kontributin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat kyçe në Shqipëri për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

 

Gjatë qëndrimit të saj dy ditor në Londër Xhaçka u takua me sekretarin për Mbrojtjen në Mbretërinë e Bashkuar Gavin Williamson,  me ministrin për Evropën dhe Amerikat, Dunkan; drejtorin e Përgjithshëm të Politikës së Jashtme, Moore si dhe ministrin e Shtetit për Mbrojtjen, lordin Hoëe.

Reklamë

 

Ministrja theksoi se reformat mbeten vendimtare për në rrugën drejt procesit të integrimit euro – atlantik.

 

“Hapja e negociatave rrit përgjegjësinë e institucioneve tona për transformimin e mëtejshëm të vendit tone. Shqipëria e meriton vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Hapja e negociatave hap pozitiv dhe stabilizues për politikën e brendshme dhe atë rajonale si dhe perspektivën e sigurisë”

 

Nga ana tjetër Williamson ka thënë se Shqipëria hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe faktor shumë i rëndësishëm në Ballkan. Ai tha se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes në nivel të shkëlqyer dhe me pritshmëri shumë të mira për të ardhmen

 

Xhacka tha se përmes mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar, po punohet që të ndërtohet lidershipi ushtarak i së ardhmes në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

 

Pritet që në Shtator të zhvillohet në Shqipëri, stërvitja “Albanian Lion 2018” me pjesëmarrjen edhe të qindra efektivëve ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar

Vazhdo të lexosh

Reklamë