E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Xhaçka: Sot jemi të barabartë mes të barbartëve

Përfundon stërvitja njëjavore “Albania Lion/Biza 18”, mre pjesmarrjen e mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, nën monitorimin e ekspertëve të NATO

 

Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u certifikua si “Combat Ready” (i gatshëm për luftë).

 

Reklamë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj ka theksuar se ky çertifikim shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës

 

“Ky certifikim shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Sot jemi të barabartë mes të barabartëve. FA i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Siç kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu kryejnë shërbime, atje ku të tjerët e kanë të pamundur.”

 

Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18”, iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë