Ministrja Olta Xhaçka ka bërë me dije se 1 mijë banorë në Pajun të Elbasanit do iu lehtësohet lëvizja me pjesën tjetër të vendit me ndërtimin e urës “Bailey.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka nënvizoi se Forcat e Armatosura mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor, atë të sigurisë së familjeve shqiptare.

Me ndërtimin e urës, Xhaçka theksoi se banorët do ta kenë më të lehtë lëvizjen drejt institucioneve shëndetësore, arsimore apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare.

“Krahas operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, Forcat e Armatosura mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor të tyre: sigurinë e familjeve shqiptare. Në Pajun të Elbasanit, 1 mijë banorë do të kenë shumë shpejt urën lidhëse me pjesën tjetër të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e tyre drejt institucioneve shëndetësore, arsimore apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare. Efektivët tanë të batalionit xhenio nisin punën për ndërtimin e urës “Bailey”, e treta e ndërtuar nga këta efektivët brenda pak muajsh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *