Subscribe

Pas vizites ne Garden Kombetare te New Jearsyt, ku pa nga afer dhe tre helikopteret Black Hawk te cilet do ti shtohen flotes se Forcave Ajerore te Shqiperise, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, e dyta brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan.

 

Ministrja Xhaçka i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mik tw madh dhe aleat tw popullit shqiptar.

 

Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi. Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne, sa herë që të lindë nevoja. Ushtarët tanë janë ushtarët tuaj.

 

Për sekretarin Shanahan, Shqipëria është një partnere e fortë, ndërsa nënvizoi ndër të tjera angazhimin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse si dhe objektivin e qeverisë shqiptare për t’i dedikuar mbrojtjes, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.


“Marredheniet mes dy vendeve tona jane shume te forta. Dua t’ju falenderoj per kontributin tuaj dhe te qenurit nje aleat model si me angazhimin e marr per te arritur 2% ashtu dhe per  roli tuaj ne Afganistan dhe kontributi ne aktivitete te tjera te NATO ne te gjithe Rajonin”.

 

Sa i takon rrezikut rus në rajon, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku. Madje Sekretari Shanahan i pyetur nga gazetaret, nenvizoi se nje nga temat kryesore te takimit dhe te diskutimit, ishte pikerisht Rusia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *