E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Xhaçka në SHBA për “Black Hawk”

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku do të takohet me zyrtaret e lartë amerikanë. Pjese e axhendës është edhe firmosja e marrëveshjes për marrjen e tre helikoptereve.

 

Ashtu siç kishte njoftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, Ministrja e Mbrojtjes ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të firmosur marreveshjne me Departamentin Amerikan te Mbrojtjes per te marr 3 helikopter Black Hawk te modelit UH-60.

 

Reklamë

Fillimisht Xhacka është ndalur në bazen e gardes kombetare te Neë Jersey-t ku ka pare nga afer tre helikopteret qe do te merren nga Ushtria Shqiptare si dhe eshte takuar me drejtuesit e kesaj baze.

 

Gjatë ditës së dytë të vizitës, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka pritet të takohet në Pentagon me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes në Detyrë, Patrick Shanahan, ku do të diskutohen dhe sfidat e përbashkëta të Shqipërisë dhe SHBA në NATO. 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë