E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Xhaçka në Bruksel: Shqipëria do të vijojë kontributin në të gjithë misionet në NATO

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Ministerialin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua në Bruksel.

 

Në fjalën e saj ministrja Xhaçka, në emër të Qeverisë Shqiptare ka theksuar vendosmërinë për të vijuar kontributin në gjithë misionet e NATO-s, si dhe konfirmoi angazhimin për të rritur buxhetin e Mbrojtjes në 2% të PBB, deri në vitin 2024. Këto angazhime u vlerësuan nga ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.

 

Reklamë

Në këtë Ministerial, për herë të parë ka marrë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, me përfaqësuesen e saj ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila ka falenderur  Shqipërinë për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit në Aleancë.

 

Ndërkohë në këtë takim ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë diskutuar dhe kanë mbështetur unanimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi shkeljet e vazhdueshme nga Rusia të Traktaktit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi.

 

Kosova ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve në Ministerial.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë