Ministrat e mbrojtjes te Ballkanit Perëndimor u mblodhën ne Graz te Austrisë, nje takim ky i iniciuar nga ministri austriak i mbrojtjes, shtet i cili mban dhe presidencën e radhës te BE-se. E pranishme ne takim, ministrja Olta Xhaçka tha se platforma te tilla komunikimi përmirësojnë më tej dialogun e strukturuar midis BE-se dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në nivel të sigurisë dhe mbrojtjes. Duke u ndalur në referendumin që pritet të mbahet në Maqedoni ditën e diele, Xhaçka tha: Kemi besimin e plotë se ky referendum do jetë një hap i sigurte në drejtim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit jo vetëm për qytetarët maqedonas por për të gjithë  rajonin. Ministrja i njohu homologët e Austrisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës edhe me strukturat e rëndësishme të sigurisë dhe bashkëpunimit që vendi ynë pritet të drejtojë gjatë vitit të ardhshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *