Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u solidarizua me popullin turk që po përjetojnë momente të vështira për shkak të tërmetit me magnitudë 6.8. Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka u lut që numri i viktimave të jetë sa më i pakët.

 

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme.”

 

Më herët reagoi edhe ministri në detyrë, Gent Cakaj, i cili po ashtu shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Turqinë dhe u shpreh i trishtuar për ngjarjen. Deri tani raportohet për 14 viktima nga tërmeti dhe për afro 300 të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *