E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhaçka: Infermierët ushtarakë shqiptarë dekorohen nga komandanti turk

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehet se ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka ka bërë me dije se infermierët ushtarakë shqiptarë, nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

“Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre. Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s. Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit. #KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë