Subscribe

Këtë të martë u bë kalimi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes nga Olta Xhaçka tek Niko Peleshi.

 

Në fjalën e saj, Xhaçka shprehu falenderime për të gjithë ata me të cilët ka punuar, por edhe për partnerët ndërkombëtarë.

 

Ajo deklaroi se Niko Peleshi do të çojë përpara planin për të ngritur një bazë detare të NATO-s edhe në Pashaliman.

 

“Kur je në një detyrë si kjo nuk ke kurrë kohë. Koha që  ke në dizpozicion është  shumë e shkurtër dhe fluturon me një shpejtësi të pabesueshme. Gjithë çfarë mund e duhet të bësh është të shfrytëzosh cdo ditë për të realizuar sa më shpejt projektet që ke menduar në mënyrë që kur të vijë dita ti dorëzosh stafetën  një kolegu tjetër, të mund ti njohësh vetes kënaqësinë që po i lë punët më mirë se sa i gjete. Ose siç më thoshte një miku im që kur të vijë dita të largohesh të jesh e qetë që ke merituar një rresht në muzeun e FA, qe eshtë një projekt që kisha shumë përzemër. Me angazhimin e Nikos do realizohet për të pasur një bazë detare të NATO-s në Pashaliman, propozimi ynë është pritur mirë dhe jam optimiste se së shpejti dhe kjo  bazë mund të bëhet realitet. Jam e lumtur që sot stafetën ja kaloj kolegut, mikut të mirë jam e sigurt që do jetë drejtues efikas dhe punëmbaruar sic ka qenë në cdo institucion që ka drejtuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *