E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhaçka falenderon Pompeon: Pres të punojmë ngushtë me SHBA

Olta Xhaçka, e cila pret të dekretohet nga presidenti Ilir Meta si ministre e Jashtme, ju falenderoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për përshëndetjen e këtij të fundit. Xhaçka veçoi marrëdhëniet e veçanta që Shqipëria dhe SHBA kanë, ndërsa shtoi se pret që partneriteti strategjik të zgjerohet më tej.

 

“Faleminderit sekretar Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë nënkuptojnë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e SH.B.A.-së për Shqipërinë, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest në krijimin e partneritetit tonë më të fortë! Unë pres që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej!”

 

Reklamë

Në fund të mesazhit, Olta Xhaçka uroi Pompeon për ditëlindjen dhe për Vitin e Ri.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë