Për ministren Olta Xhaçka është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos ofrojnë strehim për refugjatët afganë.

 

Shefja e Ministrisë së Jashtme tha gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut se afganët meritojnë mbështetje sepse kanë punuar për Aleancën.

 

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bën këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bën dot?!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *