Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime të vështira!

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”, dëshmitarja tregon...

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë uljes, 3...

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas këmbësorin në...

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije tregtare që...

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin...

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik 2026, Gonxhja:...

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon...

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më...

Wolt hyn zyrtarisht në tregun shqiptar

13 Mars 19:48

Wolt, kompania amerikano-finlandeze e teknologjisë dhe platforma e shërbimit delivery do të sjellë një risi në Shqipëri me hyrjen e saj në vend ditën e mërkurë 13 mars.

Me mbi 130 biznese bashkëpunëtore, duke përfshirë mes tyre emra të njohur si Opa, Delibros, Salt, Lift, Likos, Laguna, Yogurteria dhe Pastaria, Wolt premnton të bashkojë standardet ndërkombëtare të shërbimit delivery me shijet vendase, duke ofruar një përvojë të re për të gjithë klientët shqiptarë.

Vlen të përmendet se shumë shpejt një shumëllojshmëri emrash të njohur ndërkombëtarë dhe vendas do t’i shtohen platformës, ndër to Elinikon dhe Someg, të cilët po e shtojnë për herë të parë shërbimin delivery.

Wolt do të nisë shërbimin e saj fillimisht në zonat më të populluara të Tiranës duke u zgjeruar në javët në vijim edhe në periferi të qytetit. Qasja strategjike e Wolt pasqyron përkushtimin e kompanisë për të krijuar një ekosistem sa më të gjallë vendas. Platforma po bashkëpunon me restorante shqiptare dhe emra të njohur ndërkombëtarë, për të krijuar një urë lidhëse mes identitetit vendas dhe atij botëror dhe duke i ofruar të gjithë përdoruesve një përvojë të veçantë dhe mbresëlënëse.

Gjatë ditëve të javës, platforma do të jenë në funksion nga ora 08:00 e mëngjesit deri në mesnatë, ndërsa në fundjavë shërbimi do të vazhdojë deri në orën 02:00 të mëngjesit, duke ofruar sa më shumë komoditet për klientët përgjatë gjithë javës.

Prania ekskluzive e markës ndërkombëtare Wolt në Shqipëri do të prezantojë shërbime të reja për përdoruesit duke e pozicionuar edhe njëherë kompaninë ndër emrat më të besuar të shërbimit delivery në botë.

Në të njëjtën kohë, përdoruesit e platformës Wolt do të kenë mundësinë të ndjekin ecurinë e porosisë së tyre në kohë reale përmes shërbimit të ofruar në platformë. Për të thjeshtuar blerjet, të gjitha produktet në aplikacion janë të shoqëruara me foto, si dhe mund të paguhen me kartë apo me para.

Një shërbim tjetër i veçantë është se të gjithë klientët mund t’i planifikojnë porositë e tyre, në mënyrë që dërgesa të bëhet në orën apo ditën që u përshtatet më shumë. Të gjithë përdoruesit e rinj që regjistrohen në aplikacion do të kenë mundësinë të përfitojnë nga promovimi, ku të gjitha porositë do të dërgohen pa koston e shërbimit delivery për 14 ditët e para.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, konsumatorët kanë akses në ekipin më të shpejtë dhe më të mirë të shërbimit ndaj klientit, i cili përgjigjet mesatarisht në më pak se 60 sekonda.

Hyrja e Wolt në tregun shqiptar simbolizon një epokë të re teknologjike, kulinarie dhe novacioni që premton jo vetëm një shërbim dërgesash, por një eksperiencë gjithëpërfshirëse që promovon shijet e pasura të kuzhinës vendase. Përkushtimi i platformës mbi sigurinë dhe kënaqësinë e klientit thekson misionin e saj për t`i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar.

Dimitris Karelos, Drejtori i Përgjithsëm i Kompanisë për Rajonin e Mesdheut tha: “Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë nisjen e shërbimeve tona në Shqipëri, vendi i 27-të që Wolt prezantohet globalisht. Shqipëria tashmë ka një industri të madhe restorantesh e cila ka potencial të fuqishëm për t’u zhvilluar më tej përmes teknologjisë së avancuar të platformës Wolt, duke ofruar një përvojë unike për konsumatorët dhe mundësi rritjeje për tregtarët vendas.

Sot ne nisim shërbimet tona me më shumë se 130 biznese në portofolin tonë dhe presim që ky numër bashkëpunëtorësh të rritet në javët në vijim, duke u përhapur edhe më gjerë në vend dhe duke shtuar produkte dhe shërbime në dispozicion të konsumatorëve shqiptarë. Misioni ynë për t’i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar është përkushtimi ynë më i madh”.

Më shumë informacion rreth Wolt:

Wolt është një kompani e teknologjisë me seli qendrore në Helsinki, e cila ofron shërbime online për të gjithë klientët, tregtarët dhe korrierët e saj. Platforma lidh qytetarët që duan të porosisin produkte të ndryshme me personat që janë të interesuar për t’i shitur dhe për t’i dërguar ato tek klientët. Për ta mundësuar këtë, Wolt ka zhvilluar një sërë teknologjish të ndryshme, duke nisur nga logjistika vendase dhe programet e tregtimit deri tek opsionet financiare. Wolt ka nën emrin e saj edhe dyqane ushqimore.

Produktet e kompanisë përfshijë: Wolt + (abonimi i klientëve për të pëfituar shërbimet e platformës), Wolt for Work (përfitimi i ofertave të ndryshme për dërgesat në biznese dhe zyra), Wolt Drive (dërgesa të shpejta tek tregtarët) dhe Wolt Self-Delivery (tregtarët kanë mundësinë të lidhen vet me korrierët e tyre për të dërguar porositë tek klientët). Misioni i Wolt është krijimi i mundësive të reja për t’i bërë qytetet vende për të mira jetese duke i fuqizuar ato nëpërmjet zhvillimit të komunitetit vendas. Wolt është themeluar në vitin 2014 dhe në vitin 2022 ajo bashkoi forcat me DoorDash, i cili operon në 29 shtete, 27 prej të cilave janë pjesë e Wolt.

Posted Under:
Aktualitet Anash
Tagged:
tregu shqiptar Vizion Plus wolt Zyrtarisht

Nga e njëjta kategori

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime të vështira!

më shumë...

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare të Kapshticës

më shumë...

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë uljes, 3 viktima

më shumë...

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije tregtare që furnizonin ushtrinë e Kievit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

6:17

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije...

6:04

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë...

5:34

Ndikimi i fortë që do të ketë...

5:27

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump...

5:18

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik...

5:08

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

4:59

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e...

4:43

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk...

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:21

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

3:55

“Është rritur numri i turistëve”, INSTAT: Në...

3:40

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton...

3:32

4 shenjat e horoskopit që do të...

3:14

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën,...

3:00

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.