E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 sekonda më parë
Sport

Wolfsburg trondit Realin, Manchester City befason PSG

Uefa Champions League ka ofruar dy përballje spektakolare këtë te mërkurë ne mbrëmje ne takimet e radhës çerekfinale. Spikati mbi të gjitha humbja 2 me 0 e Real Madrid në fushën e Volfsburg ne një ndeshje që u përcoll direkt në Vizion Plus. Një disfatë e rende e skuadrës madrilène, e cila duket sikur e kishte marrë më lehte sesa pritej përballjen me gjermanet. Volfsburg fitoi falë një futbolli të thjeshte, por tepër efikas sidomos në kundërsulm. I vetmi moment kur Reali realisht iu afrua golit ishte ai i minutës së 14 me Benzema, por Benaljo beri mrekullinë. 4 minuta më vonë një faull i Kasemiros në zonë kundër Shyrles i dha mundësinë vendasve të ekzekutojnë një 11-metersh me Rikardo Rodriges, i cili zhbllokoi rezultatin. 7 minuta më vonë një aksion model i gjermaneve me Draksel dhe Bruno Henriken bëri që Arnold të shënonte golin e dytë. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi me, dhe Volfsburg shkon ne “Bernabeu” të martën e ardhshme me një rezultat të favorshëm. Emocione, gola dhe spektakël edhe në supersfiden e “Park de Prins” ku PSG dhe Mançester City janë ndalur në një barazim 2 me 2 në aktin e parë të këtij çifti. Një rezultat qe sigurisht favorizon më shumë skuadrën angleze që do të provojë të arrijë për herë të parë në gjysmëfinalet e Champions League. Sa i takon kronikes, Ibrahimovic humbi nje 11-meresgh që në minutën e 14 për vendasit, të cilët u tronditen më tej në të 38 nga goli i De Brojnes. Megjithatë Ibrahimovic shleu gabimin personal dhe 3 minuta më vonë barazoi shifrat. Në minutën e 59 vendasit madje përmbysen rezultatin me golin e Rabiot, por një gol i Fernandinjos në të 72, bën që anglezet të luajnë të martën e ardhshme në shtëpi me një avantazh më të madh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë