WikiLeaks ka aktivizuar “planin e emergjencës” pasi server-at e saj janë sumuar dhe çaktivizuar nga një organizatë shtetërore.

I mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër ,interneti është një nga pak mënyrat, mos të themi e vetmja, që Julian Assange ka për të mbajtur kontaktet me botën jashtë. I gjendur përballë  akuzave për përdhunim në Suedi dhe rrezikun e ekstradimit, akuza të cilat Assange i hedh poshtë, programuesi Australian është izoluar brenda ambasadës që në vitin 2012.

Ekstradimi është në fakt një detyrim i cili do e detyronte atë të drejtohej për në Shtetet e Bahkuara, të cilat janë të njohura për investigimet në çështjen “WikiLeaks”.

Sabotimi i WikiLeaks vjen si pasojë e publikmit të disa dokumenteve, të hakuara nga emailet e Hillary Clinton. Në fillim të këtij muaji, Assange u zotua se organizata e tij do të publikonte çdo javë dokumente për sa i përket zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Sipas zyrës së Clinton, WikiLeaks po bashkëpunon me shtetin Rus të mundin Demokratët dhe për të ndihmuar Trump në marrjen e Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *