E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

WhatsApp mund të hakohet vetëm me një GIF?!

Së fundmi duket se WhatsApp ka rregulluar një problem me sigurinë që, më herët, iu lejonte hakerave të zotëronin profilin tuaj thjesht duke nisur një foto lëvizëse (GIF) si mesazh.

 

Pajisjet që funksionojnë me sistem operativ Android 8.1 dhe 9 ishin më të cenuarat nga hakerët.

 

Reklamë

Një studiues e detektoi problemin dhe e bëri publik me anë të një postimi në blogun e tij javën e kaluar. Ndërkohë menjëherë pas këtij ka ardhur dhe reagimi WhatsApp, i cili është në pronësi të kompanisë ‘Facebook’, ku theksoi se nuk ka gjasa që një cenim i tillë të jetë në masë të gjerë, por vetëm në ndonjë rast specifik.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë