Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në...

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri...

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së...

Wagner kërcënon të tërheqë mercenarët nga Bakhmuti

30 Prill 14:14

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, kërcënoi se do të tërhiqte mercenarët e tij nga qyteti i sulmuar ukrainas i Bakhmutit nëse problemet e furnizimit me municion nuk zgjidhen.

 

Kjo deklaratë erdhi pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy kërkoi ndihma me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse ruse ndaj civilëve në muajt e fundit.

 

Në një intervistë të publikuar më 29 prill, Prigozhin tha se do të “detyrohet të tërheqë disa njësi” nga Bakhmuti nëse Wagner nuk merr së shpejti më shumë municion, duke vazhduar një ankesë që ai ka shprehur prej javësh.

 

Bakhmut, një qendër kryesore transporti në rajonin e Donjeckut, ka qenë vendi i luftimeve më të zjarrta gjatë disa muajve të fundit me numër të madh të viktimave te të dyja palët.

 

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se humbja e Bakhmutit, e cila ndodhet në kodra, duke ofruar një mbrojtje natyrore, do të hapte trupat e saj të vendosura në pjesë të tjera të Donjeckut ndaj sulmeve.

 

Wagner ka udhëhequr përpjekjet ruse për të marrë Bakhmutin që nga viti i kaluar, por nuk ka qenë në gjendje të largojë luftëtarët ukrainas, të cilët ende mbajnë cepat perëndimore të qytetit.

Prigozhin paralajmëroi se një tërheqje e Wagnerit nga Bakhmuti do të çonte në një kolaps rus përgjatë pjesëve të tjera të frontit prej 1000 kilometrash.

 

Ndërsa Prigozhin foli, forcat ruse vazhduan presionin në vijën e frontit Bakhmut-Adviyivka-Maryinka, duke nisur 48 sulme të pasuksesshme në pozicionet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e tij të përditshëm më 29 prill.

 

Ndërkohë Zelenskiy u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të Ukrainës që të furnizojnë Ukrainën me mbrojtje më të mirë ajrore pasi të paktën 25 persona, përfshirë disa fëmijë, u vranë në një valë sulmesh ruse në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev, më 28 prill.

 

Më i godituri ishte Uman, një qytet në rajonin Cherkasy të Ukrainës qendrore, ku të paktën 23 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

 

Rreth 109 persona besohet të kenë banuar në pjesën e ndërtesës që u godit.

 

Këshilli i qytetit të Umanit shpalli një periudhë zie tre-ditore dhe prokurorët kanë hapur një hetim për krimet e luftës, thanë autoritetet.

 

“Mbrojtje ajrore, avionë modernë, pa të cilët nuk ka mbrojtje ajrore plotësisht efektive, artileri, automjete të blinduara. Gjithçka që është e nevojshme për të ofruar siguri në qytetet tona, në fshatrat tanë, si në brendësi ashtu edhe në vijën e frontit,” Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës vonë më 28 prill.

 

Më herët, Zelenskiy i dënoi sulmet si “një natë terrori rus”.

 

“E keqja ruse mund të ndalet me armë – mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione – sanksionet globale duhet të rriten”,tha ai.

 

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës më vonë raportoi se sulmi i shumëanshëm në qytetet ukrainase u ekzekutua nga bombarduesit strategjikë rusë Tu-195 që vinin nga rajoni i Detit Kaspik.

 

Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë i kanë dhënë Ukrainës disa sisteme raketore ‘Patriot’, të konsideruara si një nga armët më të avancuara të mbrojtjes në arsenalin e NATO-s. Çdo sistem Patriot mund të mbrojë një qytet.

 

Aleatët perëndimorë i kanë dhënë Ukrainës gjithashtu sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, por raportet e zbulimit të SHBA-së së fundmi kanë treguar se mbrojtja ajrore e Ukrainës mbetet një hallkë e dobët./REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
bahmut lufte Rusi Ukraine wagner

Nga e njëjta kategori

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

më shumë...

Limaj në QUO VADIS: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

më shumë...

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës nga të huajt? Ish agjenti: Sundonim me informacion!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

10:26

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në...

10:24

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis...

10:16

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

10:15

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat...

10:07

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot...

10:07

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar...

9:58

Pse u zgjodh Vlora për firmat piramidale?...

9:52

Limaj në QUO VADIS: Kur vranë Azem...

9:46

Si rekrutuam miss-in e 1946-ës si agjente...

9:44

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

9:41

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës...

9:24

Si u arrestuan dy agjentët shqiptarë në...

9:17

“Si më bënë agjent në 1972”, Hajro...

8:57

“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i...

8:27

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i...

8:24

Masa për sigurinë ushqimore, eksperti: Do të...

8:09

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I...

7:49

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

7:42

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.