E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

VV, kandidat në Gjirokastër/ Arkitekti Kreshnik Merxhani në garën e 25 prillit

Pas Tiranës dhe Lezhës, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka prezantuar këtë të diel kandidatin për qarkun e Gjirokastrës.

 

Arkitekti Kreshnik Merxhani është kandidati i kësaj lëvizjeje, i cili fillimisht duhet të mbledhë firmat për të qenë pjesë e garës së 25 prillit, e për këtë arsye Vetëvendosje bëri të ditur se do të nisë menjëherë punën për mbledhjen e numrit të nevojshëm të nënshkrimeve në të gjithë qarkun.

 

Reklamë

Merxhani u ndal tek rëndësia dhe vëmendja e shtuar që duhet të tregohet ndaj Gjirokastrës me qëllim edhe ruajtjen e trashëgimisë, në të 7 bashkitë e këtij qarku.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë