E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vuri zjarr në malin e Gjallicës, arrestohet 47-vjeçari, mbante edhe kallashnikov në banesë

Arrestohet në flagrancë nga Policia e Kukësit një 47-vjeçar, i cili akuzohet se i vuri zjarrin malit të Gjallicës. Në pranga ra E. O.,  47 vjeç, banues në fshatin Nang. Në momentin e arrestimit, uniformat blu i gjetën një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

 

Reklamë

Me marrjen e njoftimit se në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe pas disa orësh duke punuar me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas  shuarjen e tij.

 

Drejtoria Vendore e Policisë  e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë