Shteti i Hauait vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, si pasojë e shpërthimit të vullkanit më aktiv në botë, Kilauea.

 

Gjatë natës mediat raportuan se një seri tërmetesh të fuqishme tronditën vendin. Lëkundja me magnitudë 6.9 në juglindje të vullkanit ishte më e fuqishmja që ka goditur shtetin ishullor që prej vitit 1975.

 

Energjia elektrike u ndërpre duke detyruar banorët e evakuuar të qëndrojnë jashtë ndërtesave.

 

Ndërkohë llava vazhdon të shkrumbojë pemë dhe disa shtëpi pranë, ndërsa çarje të mëdha janë shkaktuar pothuajse në çdo rrugë.

 

Agjencia për Mbrojtjen Civile ka lëshuar alarmin se të gjithë banorët duhet të evakuohen me urgjencë, pasi niveli i dioksidit të squfurit në ajër mund të shkojë në nivele vdekjeprurëse.

 

1700 banorë ndërkohë janë evakuuar deri më tani, pasi autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme që prej të enjtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *