E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vullkani “Fuego” shkakton viktima në Guatemalë

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit për herë të dytë të vullkanit “Fuego” në Guatemalë. Qindra të tjerë janë plagosur, ndërsa nuk dihet ende numri i atyre që kane mbetur nën hirin vullkanik dhe rrënoja. Ky konsiderohet si shpërthimi më vdekjeprurës në Guatemalë.

 

“Nuk kanë arritur të evakuohen të gjithë, shumë njerëz janë varrosur të gjallë. Edhe familja ime mund të ketë patur të njëjtin fat.

 

Reklamë

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, vullkani “Fuego”, shpërndau shkëmbinj, tym të zi dhe hi në qiell e në zonën përreth tij.

 

Llava goditi kryesisht fshatin El Rodeo, i cili është shkrumbuar tërësisht. Sipas zyrtarëve lokalë, nga shpërthimi janë prekur të paktën 1.7 milionë banorë. Autoritetet kanë këshilluar njerëzit të mbajnë maska si masë mbrojtëse kundër hirit në 4 rajone të Guatemalës. Presidenti Jimmy Morales ka shpallur 3 ditë zije kombëtare.

 

Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë, edhe pse shumë zona janë të bllokuara nga llava e hiri vullkanik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë