E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Bota

Vullkane e orteqe në Japoni

Kushtet atmosferike dhe shpërthimi i vullkaneve në malin Kusatsu-Shirane në Japoni, rrezikuan jetën e qindra turistëve dhe banorëve atje.

 

Një ushtar humbi jetën dhe 14 persona u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e aktivizimit te vullkanit. Shpërthimi i llavës dyshohet se shkaktoi edhe një ortek, i cili goditi një resort skish në Japoni. Gjashtë anëtarë të ushtrisë kishin shkuar për të shpëtuar 4 persona që kishin ngecur në teleferik, ndërsa të paktën 78 skiatorë vazhdojnë të jenë ende të bllokuar në një shtëpi pushimi në majë të malit.

 

Reklamë

Megjithatë, autoritetet nuk e konfirmuan zyrtarisht nëse ishte vullkani qe shkaktoi në të vërtetë ortekun. Mediat shtetërore publikuan videot ku shihej një re e madhe hiri  qe mbuloi malin.

 

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të mos ngjiten në malin ku gjenden vullkanet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë