Subscribe

“Shqipëria ishte miku ynë kur na duhej. Ne ishim tamam vëllezër edhe në luftë përpara se t’i bashkoheshim NATO-s të dy në 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetët për Kroacinë, dhe më besoni, Kroacia nuk do ta harrojë këtë.”

 

Kësaj deklarate të Presidentes kroate të bërë në Shqipëri gjatë vizitës së saj, Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i është përgjigjur duke thënë se politika kroate nuk duhet të ndihet krenare nga vëllazëria me shqiptarët duke vrarë serbët. Vulin e ka quajtur Kroacinë  “të pafuqishme për të hequr komplekset ndaj Serbisë dhe serbëve”.

 

“Më vjen keq që politika kroate nuk mund të heqë dorë nga kompleksi i thellë që kanë ndaj Serbisë. Kriteri i vetëm që të jesh vëlla me Kroacinë është që të kesh marrë pjesë në vrasjen e serbëve. Më vjen keq që politika kroate nuk është në gjendje të gjejë një mënyrë tjetër për t’u lidhur me një shtet tjetër dhe për të gjetur një vlerë tjetër që do t’i thërriste dikujt vëlla.”

 

Gjatë fjalës së saj në parlamentin shqiptar, Grabar-Kitaroviç iu referua “miqësisë së gjatë dhe të pandashme” mes Kroacisë dhe Shqipërisë, dhe rolit të minoritetit etnik shqiptar në shoqërinë kroate.

 

Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç  më herët deklaroi se “Serbia nuk ka nevojë për vëllezër, por për miq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *