Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, është takuar këtë të mërkurë me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, nga i cili ka kërkuar që KFOR-it të mbetet me kapacitet të plotë në Kosovë.

 

Sipas mediave serbe, Vulin i ka thënë komandantit të KFOR-it, D’Addario, që është e papranueshme që Kosova ta formojë ushtrinë e saj, pasi që sipas tij, vetëm KFOR-it është garantues i sigurisë së Kosovës.

 

Po ashtu Vulin ka kërkuar nga D’Addario që KFOR-i të mbetet me kapacitet të plota në Koosvë dhe të mos e zvogëlojë numrin e ushtarëve.

 

Ndër të tjera bëhet me dije se Vulin gjatë këtij takimi, komandantit të KFOR-it, D’Addario i ka thënë se bashkëpunimi në mes të ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it duhet të ruhet, transmeton më tutje lajmi.net.

 

Vulin shtoi se vendimi për të reduktuar forcat e KFOR-it duhet të varet nga vlerësimi i vazhdueshëm i zhvillimit të situatës në planin politik dhe ushtarak dhe treguesit e sigurisë të situatës, jo në bazë të datave të përcaktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *