Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën që po mbahet para Gjykatës së Lartë, ku do të merreet vendimi se kujt i përket vula e PD.

Ai tha se vendimi i i takon demokratëve dhe jo gjykatave, teksa sulmoi edhe Lulzim Bashën.

Lexo edhe :

Related Posts

“A ka njeri të lirë sot që të mos pranojë se PD, vula, sigla dhe selia e saj u përkasin demokratëve. A ka njeri të lirë sot që beson se gjykata dhe jo demokratët duhet të vendosin se kush është vula, logoja dhe kryetari i PD. A ka  njeri sot që pajtohet se logoja e partisë më të madhe opozitare mund t’i jepet një njeriu që ka tradhtuar gjithçka. A ka njeri sot që beson se Lulzim Brava do të bëjë opozitë duke iu dhënë simboli i Partisë Demokratike.

Cili është ai skllav pra që do guxojë të thotë që ky vendim duhet respektuar që doli nga gjykata, armë e diktaturës së re”, tha Berisha.

“Unë kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë se ai respekt është mënyra më e sigurt për garantimin e lirive tuaja, për funksionimin e shtetit ligjor, pa të cilin nuk ka dhe nuk mund të ketë demokraci.
Kështu që në këtë aspekt, mund t’u them para jush sot se vështirë të gjendet një tjetër të ketë konsideratë më të lartë se unë për ligjin.
Ky është fakt!
Por sot është koha kur secili prej nesh duhet të kujtojë diçka thelbësore që duket se është harruar.
Çfarë është ligji? Ligjet, Kushtetuta, gjykatat, janë të gjitha instrumente për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ashtu si kirurgu ka bisturinë në dorë për të shpëtuar jetën e të sëmurit, zyrtari ka ligjin në dorë për ët garantuar jetën e njerëzve.
Por, meqenëse përmenda bisturinë, çdo njeri e di se ashtu sikundër bisturia shpëton jetë në dorën e mjekut, bisturia mund të marrë jetë në duart e kriminelit.
E njëjta gjë ndodh dhe me ligjin. Në duart e zyrtarit të përgjegjshëm, ligji garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Në duart e kriminelit, ligji është arma më efiçente për shtypjen dhe asgjësimin e të drejtave të njeriut”, tha Berisha më tej. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *