Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas vendimit të gjykatës për vulën e PD ka shigjetuar sërish kundërshtarin e tij politik. Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se vendimi në disfavor të tij është dëshmi flagrante e tmerrit që ka kapur kryeministrin Rama.

 

Sipas tij, Rama dhe mafia me të cilët ai bashkëpunon e kanë kuptuar se demokratët janë të pamposhtur. Për këtë arsye, Berisha shton se ato zgjodhën t’i japin një goditje kësaj force politike.

 

“Ky moment, është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është dhe segmentet e mafies ndërkombëtare.

Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtuar, ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike e peng politik në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Ramës, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore politike opozitare.

Ky është paradoksi më i madh, jo për Ramën, Rama ka origjinë xhelatërish ndaj pluralizmit dhe kundërshtarit politik”, tha ai.

Berisha shtoi se do të mbledhë strukturat e partisë për të diskutuar mbi situatën e krijuar.

“Do diskutojmë mbi situatën e krijuar, sot mblidhet grupi parlamentar nesër kandidatët dhe në darkë këshilli kombëtar i PD. Vendimet janë të një rëndësishme të jashtëzakonshme cilat do jenë qëndrimet tona përpara këtij akti të turpshëm, armiqësor ndaj nesh nga një mafie që nuk ka asnjë parim, që nuk respekton asnjë ligj”, tha ai.

Partia Demokratike pritet të regjistrohet në Komisionin Qendron të Zgjedhjeve me firmën e Enkelejd Alibeajt. Pala që përfaqësonte këtë të fundit në përballjen në Gjykatën e Apelit e cilësoi vendimin si legjitim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *