Subscribe

 

Maqedonia dhe Serbia do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut.

 

Kështu kanë rënë dakord kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, gjatë bisedës telefonike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pas tërheqjes së personelit të ambasadës serbe nga Shkupi me pretekstin se Maqedonia do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

 

 “Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e marrëdhënieve miqësore të popullit maqedonas dhe atij serb. Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mire, do t’i mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre. Dy vendet gjithashtu do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit evropian dhe forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë.”

 

Por, Vuçiç, gjatë një interviste për televizionin publik të Serbisë të martën në mbrëmje, e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të trupit diplomatik, duke thënë se raportet mes dy vendeve nuk do të jenë më të nivelit të lartë.

 

Nga ana tjetër, Zyrtarë të Brukselit thanë se incidenti diplomatik në Shkup është “çështje bilaterale e dy shteteve, të cilat Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me kujdes.

 

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç, theksoi se Brukseli është në pritje që të dyja palët të tregojnë përmbajtje dhe të gjejnë zgjidhje në frymën e fqinjësisë së mire.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *