E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vuçiç vjen të premten në Tiranë

Presidentit serb Aleksandar Vucic do të vizitojë të premten Shqipërinë.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, kreu i shtetit do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri.

Gjithashtu në njoftim  thuhet se Vucic do të takohet në Tiranë të premten me liderë të tjerë të vendeve të ballkanit perëndimor, ndërkohë që pritet të zhvillohet takimi i radhës për shengenin ballkanik së bashku dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, raporton Vizion Plus.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi katër partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Rama të anulojë samitit e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës të quajtur ndryshe si minishengeni ballkanik.

Sipas partive kryesore arsyeja e kërkimit të anulimit të samitit është mohimi i masakrave të kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë