Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar heqjen e gjendjes së gatishmërisë së lartë ushtarake, të vendosur në fund të muajit shtator kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vizitoi veriun.

 

Thaçi i cili vizitoi edhe liqenin e Ujmanit, një nga pikat e nxehta të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit shoqërohej nga njësia speciale. Ky fakt shtoi alarmin në qeverinë serbe, ndërsa mediat e Beogradit raportuan se forcat e posaçme morën në kontroll liqenin.

 

Megjithatë Thaçi shpjegoi se “vizita e tij” ishte e zakonshme ndërsa ritheksoi se “Kosova është një, e pandashme, e pavarur dhe shumetnike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *