Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës, por nuk pranon që të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

 

Në një intervistë të dhënë për mediat greke Vuçiç në lidhje me shkëmbimin e territoreve është shprehur se Serbia gjithmonë ka kërkuar kompromis dhe është kundër çfarëdo zgjidhje që do të ishte në interes të njërës palë.

 

“Jemi të gatshëm dhe të hapur të bisedojmë për çfarëdo zgjidhje kompromisi. Disa po përmendin modele tjera, por asgjë konkrete nuk po ofrojnë. Nëse dikush mendon se mund të vjen në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *