E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç takon Putin: Nuk jam optimist për kompromis me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të mërkurë është takuar me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ku thekson se nuk është optimist për arritjen e një kompromisi midis Beogradit e Prishtinës, që do të sillte, siç tha ai, zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

 

Vuçiç ka falenderuar homologun e tij Putin për qëndrimin parimor të Rusisë ndaj Kosovës.

 

Reklamë

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008.

 

Dy presidenët iu drejtuan mediave, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit Serbi-Rusi në sferat ekonomike, politike dhe mbrojtëse.

 

“Marrëdhëniet tona po zhvillohen shumë pozitivisht. Partneritetin tonë strategjik e konfirmon puna jonë e përditshme”, tha Putin.

 

Nga ana tjetër presidenti serb  ka thënë se Serbia ka përfunduar pothuajse ndërtimin e pjesës së saj të tubacionit, që do të bartë gazin natyror rus nën Detin e Zi, duke anashkaluar Ukrainën.

 

Takimi në Soçi vjen pasi shërbimet e inteligjencës në Beograd njoftuan muajin e kaluar se kanë zubuluar një operacion spiunimi midis agjentëve rusë dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ushtrisë serbe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë