E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vuçiç takon Pompeon/ DASH: Prishtina e Beogradi ti rikthehen dialogut

Presidenti serb u takua në Shtetet e Bashkuara me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.  Kryediplomati amerikan theksoi se gjatë takimit me Vuçiç u diskutua  për rikthimin e dialogut mes Serbisë e Kosovës.

 

MIKE POMPEO

 

Reklamë

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

 

Takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për të diskutuar mbi rëndësinë e kthimit në dialog me Kosovën dhe reformat e nevojshme për ta bërë Serbinë anëtare të Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja proceset.

 

Ndërkaq në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, thuhet se “Sekretari Pompeo inkurajoi presidentin Vuçic të vazhdojë perpjekjet per dialogun ndersa pershendeti marreveshjet për linjën ajrore dhe hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit”.

 

Javën e shkuar sekretari amerikan i Shtetit u takua edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit i kërkoi  heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, si mënyra e vetme për t‘i hapur rrugën dialogut.

Më shumë video

Reklamë