Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas takimit që a zhvilluar këtë të dielë të dielë me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris, ku thekson se kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

 

“Folëm për çështjet e rajonit, marrëdhëniet bilateral, dialogun dhe gjëra të tjera”.

 

Ndër të tjera presidenti Vuçiç është shprehur se Gjermania është konsistente në qëndrimin e saj për Kosovën, sipas tij kjo qëndrueshmëri ekziston edhe tek përkrahja për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Paris Vuçiç është takuar dhe me presidentin rus Vladimir Putin dhe me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili sipas tij e ka lavdëruar populin serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *