Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 January 2026
Vizion fokus

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë, pesë të...

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump...

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

Përmbytjet, dëmet më të mëdha në tokat me grurë...

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në Lezhë: Shtëpia...

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe Arktikun, shefi...

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima, mijëra të...

Khamenei fajëson Trumpin për protestat e dhunshme në Iran

Panik në Paris, shembet apartamenti gjatë një feste, të...

Vuçiç takon Lajçakun, zbardhen diskutimet

19 Qershor 19:41

“Prsesidenti serb, Vuçiç është takuar me Lajçak”, raporton Radio Evropa e Lirë (REL).

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha ditën e sotme se pas një takimi në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se kthimi në dialog dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje ekziston përmes zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, duke përmendur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak, në anën tjetër, tha se pati bisedë të “hapur” me liderin serb për gjendjen e tanishme të dialogut dhe se “u pajtuam për hapat e radhës për periudhën që po vjen”.

Vuçiq shkroi në Instagram se BE-ja, si ndërmjetës në dialog, do ta ketë një partner serioz dhe të përgjegjshëm në Serbi, dhe për popullin tonë në Kosovë, ne jemi mbështetës të pakompromis.

Ai shtoi se bisedoi me Lajçakun edhe “për kushtet pothuajse të pamundura për jetë të popullsisë serbe, të shkaktuara nga trysnia e vazhdueshme dhe arbitrariteti i autoriteteve në Prishtinë”.

Vitin e kaluar, Prishtina dhe Beogradi pranuan Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, që u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë, këmbëngul që marrëveshja të nënshkruhet para fillimit të zbatimit, ndërsa Serbia i ka tërhequr tashmë “vijat e kuqe”, duke deklaruar se “nuk do ta pranojë kurrë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Sipas BE-së, marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët edhe pse nuk është nënshkruar.

Kosova, në anën tjetër, ka marrë përsipër që t’i japë komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, që në praktikë nënkupton formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lajçaku ishte për vizitë në Beograd, një ditë pasi qëndroi në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Me Kurtin, i cili e udhëheq dialogun në nivel politik, nuk u takua, për shkak të, siç u tha, udhëtimit të tij jashtë vendit.

Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak u bëri thirrje të dyja vendeve të bëjnë hapa për të zbatuar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq biseduan për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023, por pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore.

Lajçak do të duhej të niste mandatin e si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, mirëpo ai ka thënë se i është kërkuar që të mbajë pozitën që ka deri në fund të janarit të vitit 2025, dhe ka thënë se deri atëherë ka shumë punë për të bërë.

 

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
lajcak Vizion Plus Vucic

Nga e njëjta kategori

I pasur me Vitaminë C, këto janë arsyet pse duhet ta përfshini ananasin në dietën tuaj

më shumë...

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë, pesë të vdekur dhe disa të plagosur

më shumë...

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump nuk do të tërhiqet për Groenlandën

më shumë...

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:32

I pasur me Vitaminë C, këto janë...

9:55

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë,...

9:21

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e...

8:29

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

8:23

Përmbytjet, dëmet më të mëdha në tokat...

8:05

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të gjithë...

7:47

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në...

7:17

“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në...

7:01

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe...

6:23

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima,...

5:57

Khamenei fajëson Trumpin për protestat e dhunshme...

5:27

Panik në Paris, shembet apartamenti gjatë një...

5:01

Meloni bisedon me Trump: Vendosja e tarifave...

4:18

Evropa mobilizohet për t’iu përgjigjur kërcënimit të...

3:49

Dorëhiqet Miniq, në Republikën Sërpska hapet rruga...

3:11

“Jo qendra emigrantësh në Pustec”, Aleanca e...

2:55

Të hënën rinis Parlamenti, seanca pritet të...

2:41

Censusi i shpendëve në Pogradec, ekspertët: Është...

2:33

Pas 11 ditësh e bllokuar, Qukës-Qafë Plloçë...

2:02

Tarifat e SHBA alarmojnë Europën: Do të...

Më të klikuarat

  • 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026
  • Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën heti...
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • Porta e jashtme e oborrit e zuri poshtë, 12-vjeçari në Tiran...
  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.