Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Bocan Harçenko të cilin e ka njoftuar për dhunën politike, ligjore dhe fizike që sipas tij, Prishtina po ushtron ndaj serbëve në Kosovë.

 

Vucic bëri me dije gjithashtu se i ka shprehur përfaqësuesit të federatës ruse shqetësmin për situatën sipas tij, jashtëzakonisht të vështirë.

 

Për këtë arsye Vuçiç i tha ambasadorit rus se e konsideron të nevojshme mbajtjen e një seance të posaçme të këshillit të sigurimit të OKB-së, në mënyrë që e gjithë bota të informohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *