E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç takohet sot me Listën serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të premte do të takohet me  përfaqësuesit politik të serbevë nga Kosova për të biseduar për hapat që duhet të merren në pajtim me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb dhe përfaqësuesit e institucioneve nga Serbia.

 

Në këtë takim pritet që temë kryesore mund të jetë rezultati i zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe ku kanë shënuar fitore të thella kandidatët e Listës Serbe.

 

Reklamë

Menjëherë pas shpalljes së fitores së tyre, duke paralajmëruar takimin me Vuçiçin, drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se do të bisedohet edhe për “masat e mundshme kundërshtuese ndaj Prishtinës”, marrë parasysh se kanë kaluar gjashtë muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

 

Ndërkohë kujtojmë se pas taksës, përfaqësuesit e Listës Serbe ishin larguar nga të gjitha institucionet në Kosovë, duke dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në veri të vendit dhe është ndërprerë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë