Tre ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se ai po shkon në Bruksel për dialogun Beograd-Prishtinë, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

 

Vuçiç tha se Beogradi nuk kërcënon askënd, por vetëm dëshiron të sigurojë respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nga Rezoluta 1244 deri te Marrëveshja e Brukselit.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Këto janë marrëveshje që janë të vlefshme, në fuqi dhe duhet të respektohen dhe zbatohen.

 

I pyetur nëse Beogradi do ta vendosë në rend të ditës temën e targave, Vuçiç tha se Beogradi nuk ka problem me asnjë nga çështjet.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Nëse dikush dëshiron të zbatojë diçka me dhunë, thjesht nuk mund ta bëjë, dhe mos prisni që Serbia t’ju lehtësojë kuadrin ligjor të rregullimit të problemit.

 

Vuçiç pohoi se do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me përfaqësuesin amerikan Gabriel Escobar.

 

Bisedimet mes Vuçiç dhe Kurtit do të zhvillohen më 18 gusht me ndërmjetësimin e Brukselit, që synon një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *