E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç s’ka rivalë në zgjedhjet e të dielës, synon 2/3 e parlamentit për të vulosur dialogun me Kosovën

Mbi 6.5 milione qytetarë pritet të votojnë në zgjedhjet partlamentare dhe ato lokale të së dielës në Serbi. Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20, në 8 mijë qëndra votimi. Zgjedhjet do të monitorohen nga 3,341 vendës dhe 111 vëzhgues të huaj.21 lista zgjedhore do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Por në zgjedhjet e së dielës partitë më të mëdha opozitare, përfshirë edhe Partinë Liri dhe Drejtësi,

Nuk do të marrin pjesë, çka do të thotë që partia kryesore në garë, Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç, do të fitojë shumicën absolute. Madje sondazhet e fundit theksojnë se partia e Vuçiç mund të fitojë 60-62% të votave, nga 250 deputetë në Kuvendin e Serbisë. Partia Socialiste e Serbisë e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, njëherësh dhe pjesë e koalicionit qeverisës, mund të shënojë një rritje të rezultatit.

Reklamë

Ndërsa nga radhët e opozitës, shumë parti do të kenë problem ta kalojnë pragun prej 3%, dhe sipas sondazheve, këtë prag mund ta kalojë vetëm Lidhja Patriotike Serbe dhe Lëvizja Lilbera e Qyetarëve të Lirë.

Mediat serbe shkruajnë se shumë subjektë në garë, janë në fakt parti të krijuara me mbështetjen e partisë në pushtet, SNS-në e Aleksandër Vuçiç.

Por zgjedhjet e së dielën do të vendosin edhe për qëndrimin e Serbisë në dialogun me Prishtinën.

Nëse partia e Vuçiç do të sigurojë 2 të 3 e mandateve, ndryshimi i Kushtetutës nëse arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi do të ishte edhe më e lehtë. Por nëse Vuçiç nuk arrin të fitojë shumicën, e cila mund të jetë një prej skenarëve, atëherë ai nuk do ta marrë përgjegjësinë mbi veten për ndryshimet kushtetuese. Kjo sepse njohja e Kosovës dhe antarësimi i saj në Organizatat ndërkombëtare, mbetet ende e papranueshme në Serbi.

Zgjedhjet e te dieles jane shume te rendesishme edhe per shqiptaret e Lugines se Presheves. Ata garojne per here te pare me nje liste te perbashket te kandidateve per deputet. 5 forcat politike shqiptare synojne te marrin te pakten 3 deputete, nga nje deputet qe i perfaqeson aktualisht. I pari ne liste eshte Shaip Kamberi, kryetar i partise per Veprim Demokratik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë