Presidenti serb, Aleksandër Vuçic ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj politikës që BE po ndjek në Ballkan, duke e quajtur atë të padrejtë. Në një intervistë për prestigjozen gjermane Der Spiegel, Vucic ka deklaruar se ata që nuk mbështesin Tiranën dhe Shkupin do të refuzohen edhe nga Beogradi.

 

“Do të ishte shumë e lehtë të ankohemi për Macronin. Pyetja e vërtetë është kjo: Si duket e ardhmja për ne këtu në Ballkan? A po llogaritemi ne, apo thjesht doni të blini kohë? Duhet të tregoheni të drejtë dhe të mos flisni më për kriteret e pranimit të lidhura me performancën nëse, në fund të fundit, siç tha filozofi gjerman Leibniz, “arsye të mjaftueshme” gjithmonë mund të gjenden për të hedhur poshtë një vend. Ajo që ne po kërkojmë është qartësia dhe largpamësia – asgjë tjetër.”

 

Duke folur për projektin e shengenit ballkanik, presidenti serb tha se është koha që vendet e mëdha të BE të mos luajnë më me Ballkanin.

 

“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë edhe që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar. Ne në Ballkan nuk dëshirojmë të mashtrohemi ose të vihemi në lojë  kundër njëri-tjetrit nga vendet e mëdha të BE-së. Ideja ime për një zonë mini-Shengen në Ballkan – d.m.th., lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve – është një kontribut për këtë. Ne jemi duke forcuar bashkëpunimin tonë ekonomik. Po i japim fund një situate në të cilën kamionët tanë detyrohen të qëndrojnë në çdo kufi për 90 orë. Banka Botërore vlerëson se ky plan do të çojë në 3.5 miliardë euro kursime në rajon.”

 

Ndërsa për bashkëpunimin me Kosovën. presidenti Vucic e la derën të hapur pavarësisht se nuk e njeh si shtet.

 

Kosovarët nuk dinë çfarë duan. Albin Kurti, i cili ka të ngjarë të jetë drejtuesi i tyre i radhës, tingëllon sikur dëshiron të bëhet udhëheqësi i Shqipërisë së Madhe. Kosova e shikon veten si shtet, por ne nuk e shohim atë në atë mënyrë. Sidoqoftë, ne akoma mund të bënim biznes të shkëlqyer.

 

Presidenti serb ka folur gjithashtu edhe për marrdhënien me Moskën, pas skandalit me spiunun rus. Ai tha se nuk do ta anulojë vizitën e planifikuar në Rusi më 4 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *