E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vuçiç shpërfill njohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës duke i uruar për rezultatin e arritur në 14 shkurt.

Vuçiç gjithashtu ka theksuar se presionet nga Brukseli dhe Uashingtoni do të marrin si përgjigje, durim dhe tolerancë.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

Reklamë

PRESIDENT I SERBISE

 

“Do të shohim se çfarë do të thonë për marrëveshjen e Uashingtonit. Po e shoh që nuk po u pëlqen. E vetmja gjë që do të dëshironin është që Serbia ta pranojë Kosovën. Në rast se ata mendojnë që kjo realisht është e mundur, atëherë, lum si ata. Ne nuk mendojmë ashtu. Më mirë t’i lëmë ata që ta tregojnë nervozizmin, ndërkaq ne, do të vazhdojmë të merremi me fuqizimin e ekonomisë tonë.”

 

Serbia do të investojë shtatë milionë euro për objektin e universitetit në Mitrovicën e Veriut ndërsa do të japë ndihmë mujore prej 200 eurosh për të papunët dhe 100 euro për fëmijët që jetojnë në komunat veriore të Kosovës.

 

Të hënën e një marsit, i dërguari i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Më shumë video

Reklamë