E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vuçiç: Serbët të përfshihen në qeverinë e Kosovës, dialogu mund të rinisë pas 2-3 muajsh

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, për herë të parë pas ngrirjes së dialogun me Kosovën është treguar optimist për rifillimin e bisedimeve.

 

Reklamë

Kete qendrim ai e beri te ditur ne konferencen per shtyp perkrah te derguarit te posacem te SHBA per Ballkanin Perendimor, Mathew Palmer.

 

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Unë besoj se për çështjen e Kosovës brenda dy ose tre muajsh do të kemi kushte për vazhdimin e dialogut, të cilat ne presim të çojnë në një zgjidhje kompromisi. Në takim me Palmer kishim një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën. SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë e falënderoj  Palmerin që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot. Ne dëshirojmë që dialogu të jetë serioz dhe të çojë në një zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e gatshme të poshtërojë veten dhe njerëzit e saj. 

 

 

 

Sipas kreut të shtetit serb vendi I tij asnjëherë nuk ka parashtruar ndonjë kërkesë ekstreme në tryezën e dialogut me Prishtinën zyrtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë