Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, sërish ka ripërsëritur faktin se serbët e Kosovës janë të rrezikuar.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse serbët nuk mbrohen nga ata që duhet, ka kush ta bëjë një gjë të tillë

 

“Për dallim nga ata që ishin më herët, ne sot për Kosovën flasim, ne nuk turpërohemi nga askush dhe para askujt në botë. Para tyre ne mund të themi se ne kemi bërë çfarë ka qenë e mundur për të arritur tek kompromisi, por të tjerët nuk e deshën këtë kompromis”.

 

Siç ka thënë ai, Serbia në kohën e tij është përpjekur për kompromis, për një arsye.

 

“Jemi përpjekur të arrijmë kompromis, jo pse jemi më të dobët nga ata që ishin më herët, por për shkak se ata për kompromis askush s’i kishte pyetur por ua kishte imponuar zgjidhjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *