Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është shprehur se shtyrja e takimit në Paris nuk është disfatë e Gjermanisë dhe e Francës, por është situatë e vështirë për të gjithë, sepse shqiptarët e Kosovës e dinë se Serbia tash i ka kohë e veta më të mira dhe dëshiron të përparojë edhe më shumë për ç’gjë është i nevojshëm stabiliteti politik dhe ata duan ta shfrytëzojnë këtë.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Vuçiç është shprehur se Serbia tashmë ka të drejtë ta bëjë hapin e vet.

 

Ndërkohë i pyetur nëse shtyrja e takimit në Paris është sinjal se SHBA-ja duhet të përfshihet në dialogun Serbi –Kosovë për zgjidhjen problemit, gjë që është edhe qëndrim i profesorit amerikan Edëard Joseph.

 

“Joseph është serioz, i cili kurrë nuk ka qenë afër qëndrimeve të Beogradit, porse për Serbinë është e pamundur që të gjithë ata që e duan rolin kryesor të jenë përkrahësit e pavarësins së Kosovës. Shqiptarët e Kosovës po flasin gjepura, ndërsa Haradinaj e ka filluar ndjekjen kundër serbëve për shkak se për Serbinë po vijnë ditë më të mira. Përgjigja jonë është se neve po na ngutet, sepse po përparojmë shpejt, ndërsa kjo nuk do të thotë se Serbia mund të përulet e t’i asgjësojë interesat e veta kombëtare.

 

Gjithashtu ka theksuar se shqiptarët e Kosovës po shpresojnë në mrekulli , në politikë mrekullitë nuk ndodhin.

 

Serbisë i mbetet ta kërkojë zgjidhjen me kompromis, ndërsa për sa i përket njohjes së Kosovës- edhe po t’i sjellin 350 milionë amerikanët, ajo nuk mund të zgjidhet në atë mënyrë, është kërcënuar Vuçiçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *