Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me reciprocitetit në marrëdhëniet me Beogradin.

Në një intervistë televizive ai theksoi se ky parim  nuk mund të zbatohet, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

 

Është e rëndësishme që tarifat të hiqen në mënyrë që të mund të diskutohet. Kurti dëshiron të thotë me parimin e reciprocitetit se shteti është i njëjtë me Serbinë. Ne nuk mund të prezantojmë parimet e reciprocitetit, sepse nuk e konsiderojmë Kosovën shtet. Dhe kam frikë se kjo do të ishte negative për ta.

 

Për kreun e shtetit serb, kryeministri i Kosovës po përpiqet të përmirësojë pozitat e tij në sytë e ndërkombëtareve, por dialogu nuk është i thjeshtë.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

 

Kjo është diçka që pritet, Kurti po e përmirëson pozicionin e tij politik ndërkombëtar.  Në Kosovë analizojnë vetëm marrëveshjet që janë të përshtatshme për ta. Kurti duhet të shikojë dhe të kuptojë që gjërat nuk janë aq të thjeshta sa kur ishte në opozitë dhe mund të fliste pa përgjegjësi.

 

Një ditë më parë kryeministri Kurti deklaroi se duhet të vihet në zbatim recirpricet I plotë politik dhe ekonomik me palën serbe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *