E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Vuçiç: Referendum për kufijtë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehet se rruga drejt Bashkimit Europian është vendimtare edhe për përcaktimin e kufijve me Kosovën dhe se për këtë, duhet të vendosë populli serb.

 

“Kur ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon.”

 

Duke folur për mediat, presidenti serb ritheksoi se nuk ka integrim pa zgjidhur fillimisht çështjen e kufijve. Kjo pasi, Serbia, në kushtetutë e konsideron Kosovën ende si pjesë të saj. Aleksandër Vuçiç u shpreh se konfliktet me shqiptarët nuk sjellin lumturi, ndaj kjo çështje duhet të zgjidhet.

 

Presidenti serb, Vuçiç, i cili pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Mitrovicën e Veriut në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivaoviç, vuri në dukje se Beogradi është i interesuar per ruajtjen e paqes ne rajon.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video