Nga Serbia vazhdojnë të vijnë deklarata pas komenteve të kryeministrit Edi Rama se dështimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor do të çontë në krijimin e unioneve te vogla. Kësaj here, presidenti i zgjedhur Aleksandër Vuçiç është shprehur se shërbime të huaja kanë gisht në komentet e politikanëve shqiptarë për Shqipërinë e Madhe. Duke folur nga jugu i Serbisë, Vuçiç tha se ato janë pasojë e një fushate të mirëkoordinuar mes përfaqësuesve të Shqipërisë, Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

 

“Ka disa pyetje. A po e bëjnë shqiptarët vetëm këtë, apo në koordinim me dikë tjetër nga ndonjë kontinent tjetër? Përse tani dhe cilat janë qëllimet e tyre të vërteta? Nuk e di fundin e lojës se tyre. Shërbimet tona kanë gjetur gjurmë të aktiviteteve të një shërbimi të huaj me agjenci nga Shqipëria dhe Kosova”.

 

Vuçiç theksoi se Serbia dëshiron paqe e stabilitet, por është gati të ruajë veten dhe të mos lejojë që t’i marrin territorin. Sipas tij, përmendja gjithnjë e më shpesh e Shqipërisë së Madhe synon legjitimitetin e kësaj ideje, që ajo të kthehet ne diçka normale.

 

Vuçiç u shpreh gjithashtu se BE po e nënvlerëson atë që po ndodh në Tiranë e Prishtinë dhe tek një pjesë e autoriteteve lokale në Preshevë. Presidenti akuzoi kreun e komunës së Bujanovcit, Jonuz Musliu se po përpiqet të provokojë Serbinë që të reagojë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *