E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vuçiç reagon pas deklaratave për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Beograd homologun slloven, Borut Pahor. Pas takimit, ai u ndal te deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit për bashkimin kombëtar.

 

Vuçiç theksoi se Brukseli duhet të reagojë menjëherë ndaj deklaratave të tilla. Sipas tij, nëse do të përmendej formimi i Serbisë së madhe, BE-ja do të vepronte menjëherë.

 

Reklamë

“Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala.”

 

Nga ana tjetër, kreu i shtetit slloven deklaroi se vitet e fundit ka një thellim të mosbesimit në rajon dhe se është i befasuar që BE nuk di si t’i përgjigjet kësaj situate.

Vazhdo të lexosh

Reklamë