Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ramush Haradinajt se për të ndarja e Kosovës do të thotë luftë. Vuçiç ka thënë se kjo nuk është hera e parë, e as e fundit dhe ka shfaqur shpresën se kurrë nuk do të vije deri te lufta, por të ndonjë zgjidhje.

 

“Pasi shohim deklaratat e Hashim Thaçit, është e pamundur të flisni dhe të t’i kërkonit të gjitha dhe të thoni se presim marrëveshje. Nuk është marrëveshje nëse na thoni e gjitha është e jona, dhe ju vetëm na pranoni. Këso marrëveshje nuk do të ketë”.

 

Sipas tij, është në interes të Serbisë që kjo çështje të zgjidhet, nëse është e mundur, e nëse nuk është e mundur, nuk do të ishte as tentimi i parë dhe as i fundit që të arrihet deri të marrëveshja.

 

Ai ka përsëritur se heqja dorë nga marrëveshja do të thoshte paqartësi në të ardhmen dhe atë në shumë fusha, se do të jetë e vështirë të thithen investimet e jashtme, pasi që ata nuk do të kenë besim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *